Sport

Inter i papërmbajtshëm, fitorja me “poker” rikthen zikaltrit në krye

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen.

Fundi i pjesës së parë shpërbleu insistimin e Interit, që realizoi tre gola brenda shtatë minutave. Hakan Calhanoglu zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 37’.

Më pas erdhën edhe golat e Federico Dimarcos dhe Marcus Thuram. Në pjesën e dytë pati festë edhe për Lautaro Martinez, i cili kompletoi fitoren me “poker”. Ndërkohë që Kristjan Asllani zbriti në fushë në minutën e 71’.

Kapiteni argjentinas gjeti golin e 14-të sezonal në Serie A, si askush tjetër gjatë këtij edicioni. Interi rikthehet në krye të renditjes me suksesin e sotëm me 38 pikë. Dy më shumë se Juventusi.