Maqedoni

Është zhdukur një grua e re nga Kumanova

Një grua tridhjetë e shtatë vjeçare nga Kumanova është raportuar e zhdukur nga bashkëshorti i saj dje në mbrëmje, transmeton Lideri.mk

“Më datë 07.12.2023 në ora 21.45 në SPB Kumanovë, N.C. (42) nga Kumanova ka raportuar se bashkëshortja e tij J.C (37) është larguar nga shtëpia”, informojnë nga Departamenti i Punëve të Brendshme.

Policia thotë se po merren masa për gjetjen e saj./Lideri