Një gazetar shqiptar nga Presheva zgjedhet në kryesinë e Shoqatës së Gazetarëve botërorë në Gjenevë
Shoqata e Gazetarëve të huaj në Zvicër dhe Liechtenstein-APES (The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) me seli ne Gjenevë në Asamblenese e Përgjithshme mbajtur mbrëmë ka zgjedhur kryesinë e re. Në krye të kësaj shoqate ndërkombëtare është zgjedhur edhe gazatari shqiptar Nefail Maliqi i cili drejton gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch. President i shoqates ne fjalë është zgjedhur z. Jean Musy.
Kjo shoqatë e cila vepron prej 94 vitesh, numëron rreth 120 gazetarë nga e gjithë bota, ka bërë një përzgjedhje historike pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar vendoset në kryesinë e saj.
Nefail Maliqi, që njihet si nje militant i fjalës së lirë, gjatë intervistave për mediat zvicerane ka deklaruar se “ky është një sukses jo vetëm i imi, por në përgjithësi i gazetarisë shqiptare, ku në kryesinë e një shoqate ndërkombëtare zgjidhet një gazetar nga Ballkani”.
Në eksperiencën e tij 25 vjeçare ai ka punuar si korrespondente nga selia e OKB-së për disa media prestigjioze si për BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Top Channel, Bota Sot, Tribune de Geneve, ATSH, Presheva Jonw dhe tash se fundit për gazetën zvicereane Le Canton27.ch
APES konsiderohet jo vetem zëdhënese e demokracise dhe tolerances se Zvicrës, por edhe e 12 organanizatave ndërkombëtare te OKB-se (HCR, CDH, OIM, ICRC, ILO, OMPI, ITU, UNICEF, UNESCO etj… )
Lexo më shumë Kush është Tomisllav Radovanoviq, drejtor i ri BIA-s? Mbrojti biznesmenin serb që kultivonte marjuanë dhe mik të Vuçiqit
Shoqata e Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn, ( APES –The Foreign Press Association in Switzerland and Liechtenstein) e themeluar në vitin 1928 në Gjenevë. Aktualisht ka më shumë se 120 anëtarë aktivë, korrespondentë nga agjencitë dhe mediat më prestigjioze botërore (gazeta, revista, stacione televizive dhe radio) nga më shumë se 70 vende. Shumica dërrmuese e anëtarëve të APES ku pjesa dërmuese janë të vendosura në OKB dhe Komiteti i tij mban kontakte të përhershme me autoritetet zyrtare zvicerane ne Berne (DFAE) dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, OJQ-të, si dhe me misione të shumta diplomatike.