Kolumna

Politikanët tanë gjitnjë e më tepër po u bëjnë nëpërkëmbëza qytetarëve

Shkruan: EJUP BERISHA

Kryefjalët e fillimviteve 2000 të shekullit 21 janë fjalët shqetësim, dëshprim dhe frikë. Njerëzit prej asaj kohe janë të shqetsuar, të dëshpruar dhe të friksuar për gjithçka por edhe për Demokracinë. Këta janë të friksuar dhe të shqtsuar nga modeli i gabuar i demokracisë që po zbatohet një kohë të gjatë nëpër shoqëritë dhe shtetet e tyre. Edhe unë bashk me bashkshtetasit e mi këtu në RMV jemi ngjashëm te brengosur, te shqetsuar por edhe te friksuar për të njëjtat shkaqe dhe arsye. Pra kontestues edhe për ne është modeli i demokracisë që ka filluar të zbatohet edhe këtu te ne prej viteve 2000 e deri në ditët e sotme.

Është ky model i cili në aspekt formal është më e miri i mundëshmi por në aspekt praktik është më keq i zbatueshmi. Kjo për shkak se është i kombinuar me metoda e veprime totalitaro-diktatoriale të stilit ju jeni të lirë por ju gjithashtu detyrimisht duhet të na dëgjoni ne apo dhe tu bindeni urdhërave tona nëse dëshironi të jeni vërtetë të lirë. Pra esencën e asaj se çfar është liri nuk e përcakton vet individi si qenie biologjike dhe si pjesë shumë e rëndësishme dhe përbërëse e shoqërisë por këtë gjë e bëjnë politikanët. Në këtë model demokracie hapsirën dhe vëllimin e lirisë e përcaktojnë përfaqsuesit politik. Këta me këtë rast duan të thonë se vetëm ata e dinë se çka është më mirë për individët.

Sipas tyre vetëm ajo që ata mendojnë se është liri është e tillë dhe nuk është me rëndësi se sa ndjehen të lirë qytetarët në jetën reale. Një gjë e ngjashme ndodh edhe me interpretimin e barazisë nga ana e politikanëve. Këta edhe për të kanë interpretim të tyre kështu të njëjtët thonë se kujdesen dhe po krijojnë mundë
si dhe kushte të nevojshme që njerëzit të jenë të barabarte ndërsa krejt çka duhet të bëjnë qytetarët është që të gjithë këta duhet të ndjehen të barabartë në shoqëri dhe në shtet fal angazhimeve të tyre si politikan. Por athua vallë a janë të gjith të lirë dhe të barabartë?.

Përgjigja është Jo! Sot të gjithë qytetarët nuk janë të lirë e as të barabartë, pra liria dhe barazia nuk u takojnë të gjithëve njëlloj. Kështu sot një pakice e vogël e njerëzve janë tepër të lirë e të barabartë, një pakicë tjetër janë mesatarisht të lirë dhe të barabartë dhe një shumicë dërmuese e njerëzve janë shumë të pabarabartë dhe jo të lirë. Në modelin e tanishëm të Demokracisë politikanët gjithashtu mundohen të përcaktojnë se çfar duhet të bëjnë dhe se si duhet të jetojnë individët. Me këto tendenca me automatizëm vehet në pikpyetje koncepti i demokracisë liberale sepse politikanët e marrin guximin që vet të vendosin diktat mbi rrjedhat e gjithmbarshme shoqërore ndërsa ky është në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë liberale. E kjo e fundit në masën më të madhe të mundëshme duhet ta mundëson autonominë e individëve që do të thotë vetzhvillimin e tyre pa ndikime të jashtme apo dhe anësore.

Demokracia u rekomandon individëve që ata ta jetojnë jetën e tyre ashtu si duan dhe si mendojnë se është më së miri për ta. Kuptohet jo pa ekzistimin e standardeve dhe të rregullave bazike juridike sepse edhe demokracia i ka rregullat e veta të lojës të shëndrruara në procedura juridike të cilat janë të përshkruara në aktet juridike të shteteve. Edhe Demokracia pra nuk është regjim pa rregulla e pa standarde. Përmes këtyre politikanët duhet ti garantojne liritë dhe të drejtat e njeriut. Këto rregulla e përjashtojnë diktatin dhe imponimin e lirisë dhe të barazisë së individëve, duke përcaktuar qartë se liria dhe barazia si dy shtyllat kryesore të demokracisë nuk guxojnë të diktohen dhe imponohen nga askush sepse të njejtat janë fenomene autonome dhe se të dyja këto duhet të zhvillohen në mënyrë të pavarur. Kjo nënkupton gjithashtu se në bazë të rregullave dhe standardeve demokratike as të kufizohen me asgjë përpos që do të kufizoheshin me rregullat kushtetuese dhe ligjore me qëllim që të mbrohen vet liria dhe barazia. Pra vetëmse në ato raste kur te njejtat fillojnë të bëhen pengeë dhe kërcnim për liritë dhe barazitë e individëve tjerë këto mund të kenë kufizime. Me veprimet e lartëpërmendura forcat politike po mundohen që individit ti japin rol sa më ngushtë e të kufizuar në shoqëri duke e larguar vemendjen e tij sa më larg nga realiteti dhe nga problemet por dhe nga parregullsitë e pranishme në shtet si rezultat i veprimeve të tyre të padrejta në ambientin politk.

Politikanët sot po tentojnë që individët ti shtyjnë në skaj të shoqërisë për ti detyruar ata që të merren vetëmse me vetveten e tyre e jo me politikat e tyre dhe me veshtersitë por dhe me pengesat të cilat i krijojne këta në jetën e përditshme. Ata në përpjekjet e tyre për të siguruar përkrahje sa më të sigurtë në politikë me qëllim që të mund të qëndrojnë sa më të gjatë në pushtet mundohen që individeve tua shmangin mundësitë që keta vet të gjykojnë dhe të vendosin se cilat janë vlerat më të përshtatshme morale dhe shoqërore që duhet ti përkrahin dhe ti zbatojnë vet ata. Me këtë gjë politikanët po tentojnë të kryejnë sulm mbi parimet themelore të demokracisë liberale duke tentuar që individit tia kufizojnë lirinë individuale dhe të njejtin ta bëjnë të varur nga vullneti i tyre personal. Në këtë kohë forcat politike gjithashtu po mundohen që
ta imponojnë konceptin e jetës politike në të cilin ka shum pak hapsirë dhe vend për pjesmarrje të individit në politikë. Tentimi i tyre është që ta afirmojnë konceptin sa më të ngushtë të demokracisë duke e paramenduar atë vetëm si mjet për zgjedhjen e atyre që vendosin në politike dhe asgjë më tepër.

Politikanëve ka filluar të mos u interesojnë kushtet e lirisë individuale dhe me shum veprime këta po mundohen tu bëjnë nëpërkëmbëza qytetarëve duke u munduar që ta mohojnë me këtë rast edhe lirinë e zgjedhjes dhe mundësinë e individëve per të vepruar ndryshe.Me këtë rast këta po tentojne të thonë se jo që nuk duan por në këtë kohë nuk është e mundur të ruhen as të mbjellurat themelore të demokracisë liberale.