Maqedoni

LSDM akuzon Mickoskin për fshehje të informacioneve në rastin e vrasjes së dyfishtë

LSDM ka kërkuar që Hristijan Mickoski që të pranoj takimin e tij me Palevskin. Ato thanë se fshehja e provave është një akt kriminal dhe kërkojnë nga Mickoski të përgjigjet për marrëdhënien e tij me Palevskin.

“Nëse Mickoski ka informacione shtesë në lidhje me rastin e vrasjes së dyfishtë, është detyra e tij që t’i dorëzojë ato në Prokurorinë Publike për hetim të mëtejshëm” thanë nga LSDM.

Ato shtuan se Palevski, ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të VMRO-DPMNE-së, ka qenë publikisht në krah të Mickoskit dhe partnerit të tyre të koalicionit e Majta. LSDM thot se me pikëpamje radikale, ai ka shërbyer si vegël e VMRO-DPMNE-së në një fushatë të zezë kundër LSDM-së dhe çdo vlerësimi për demokracinë në Maqedoni, duke nxitur tensionet etnike.

“Partia e tij politike, me orientim radikal dhe pro-rus, është produkt i politikave agresive të VMRO-DPMNE-së gjatë dy dekadave të fundit. Ne kërkojmë nga organet kompetente, në veçanti Prokuroria Publike, që të hetojnë marrëdhëniet e Palevskit me të gjithë bashkëpunëtorët e tij, duke përfshirë edhe Mickoskin. Është detyra e tyre që të sigurojnë drejtësi dhe të sqarojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti të rëndësishëm për opinionin publik” theksuan nga LSDM.