Rajon - Botë

Ahemti nga Presheva ka kryer me sukses Akademinë e kriminalistikës, por nuk pranohet në punë

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka njoftuar të mërkurën për një rast të diskriminimit që ka ndodhur ndaj një të riu Serb.

Bëhet fjalë Ahmet Beqiri, i cili siç ka thënë ajo, është i riu i vetëm shqiptar nga Presheva që i ka të përfunduara studimet bazë, studimet master dhe specializimin në Akademinë e Kriminalistikës në Beograd.

Sinani më tej ka bërë të ditur se ka mbi një muaj që Ahmeti, “i cili plotëson çdo kriter që kërkohet për punësim në stacionin policor të Preshevës, refuzohet nga i njëjti me arsyetimin që ‘për momentin nuk kemi nevojë për punëtor’, e në anën tjetër në dy javët e fundit në stacionet tjera policore janë pranuar 162 policë të rinj”.

“E Ahmet Beqiri, për kohën sa kishte punuar në stacionin policor të Preshevës me kontratë në afat të caktuar si referent, kishte vlerësimin e popullatës shqiptare në Preshevë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lexo më shumë “Nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”/ Baerbock thotë se Vuçiqi po e tensionon situatën në Kosovë
“Në Preshevë, nga numri total prej 358 pjesëtarëve të policisë në stacionin policor, vetëm 133 janë të përkatësisë etnike shqiptare, që është në disproporcion flagrant me përqindjen e popullsisë në Komunë të Preshevës”.

Sipas saj, ky rast dëshmon se Serbia në mënyrë konsistente dhe në çdo sferë të jetës shkelë drastikisht të drejtat elementare të shqiptarëve në Luginë.