Maqedoni

Ambasadori i BE-së: Edhe mua më kanë kërkuar korrupsion në Maqedoninë e Veriut (Video)

Çdo të tretit qytetar në Maqedoninë e Veriut i është kërkuar ryshfet, ndërsa çdo i katërti është detyruar të paguajë për të marrë shërbimin apo ndihmën e nevojshme nga ndonjë institucion apo zyrtar në administratën publike.

Këtë e bën të ditur Raporti për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

Në publikimin e ketij raporti kanë prezantuar zyrtarë shtetërorë e diplomatë të huaj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Riçard Gir.

Ai madje ka treguar për përvojën e tij me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut, kur në një event i është kërkuar ryshfet, transmeton Lideri.mk.

“Bëhet fjalë për një lokacion për restaurimin e të cilit kishte dhënë ndihmë Bashimi Evropian, mes tjerash për indtalimin e dyerve elektrike dhe dhënien e bileta e. Mund të paramendoni sa isha i habitur si ambasador i BE-së kur e kutpova se sistemi i portave elektrike nuk funksionon. Biseduam me personin që ishte aty dhe na tha: Jo, kjo nuk punon, më paguani mua (për hyrjen). Por na largoi anash prej kamerave që të paguajmë. Çfarë njoftimi i tmerrshëm me vendin”, tha Gir.

Tre të katërtat e qytetarëve besojnë se ka korrupsion të përhapur në sistem dhe kanë mosbesim ndaj Qeverisë dhe mbi 80 për qind i perceptojnë postet e ministrit, deputetit, gjyqtarit, liderit të një partie politike si më të korruptuara.

Mirëpo, gjysma e qytetarëve mendojnë se korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm dhe besimin më të madh në luftën kundër korrupsionit e kanë në MPB dhe në Komisionin Kundër Korrupsion, që është përkatësisht 34 dhe 31 për qind.

Për presidentin Pendarovski, shifrat janë të qarta dhe tregojnë se në vend ka një epidemi të korrupsionit, e pasuar nga mosndëshkimi për rastet e korrupsionit të lartë. Është i nevojshëm ndryshimi i mentalitetit. Hulumtimi i cili ka treguar të dhëna dërrmuese për nivelin e korrupsionit është prezantuar në kuadër të Forumit të Hapur kundër Korrupsionit, i cili këto ditë po mbahet në Shkup./Lideri