Mërgimtari shqiptar me deklaratë emocioanale: Mirushi ishte zëri që e dha kushtrimin e lirisë për Kosovën!
Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ndërroi hetë mesnatën e sotme.
“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Për sa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.
Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova. Me 1970 u diplomua për Aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tirane dhe filloi punë në teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e ne vijim në Teatrin Kombëtar. Nga viti 1985, me periudha te ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshterise se Aktorit” prane Akademise se Arteve. Ai është aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma. Shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.
Ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Kabashi kanë ardhur nga të gjitha anët, kurse dedikim emicioanal ka bë edhe mërgimtari shqiptar në Amerikë, Ylber Pilku, mik i aktorit.
“Mirushi ishte zëri që e dha kushtrimin e lirisë për Kosovën dhe motivoi ushtarët e lirisë! Rolet e tij janë të paharrueshme. Krenar që e pata një mik si Mirush Kabashi. Ndaj dhimbjen me familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që respektojnë veprën e tij”, thotë Ylber Pilku në deklaratën e tij për portalin Lideri.mk.