Lajmet e reja

LEN: Qeveria me propozim buxhet dhe masa anti-krizë për të blerë vota

Para disa ditësh, Qeveria në ikje doli me propozim buxhetin për vitin 2024 dhe me kuazi pakon e re anti-krizë në vlerë prej 662 milionë euro para të popullit, e cila targeton kategoritë më të prekura të qytetarëve për 6 muajt e ardhshëm.

Sa i përket buxhetit të paralajmëruar, i cili do të jetë më i madhi dhe më i fryeri ndonjëherë, e që është joreal, i parealizueshëm e tërësisht elektoral, çuditërisht si për ironi shkurtohen mjetet e AGJENSIONIT PËR RINI DHE SPORT, në kohë kur rinia po ik në mënyrë masovike nga vendi ynë, shkurtohet buxheti i MINISTRISË SË AMBIENTIT DHE PLANIFIKIMIT HAPSINOR edhe pse botërisht dihet që jemi mes vendeve më të ndotura në botë, shkurtohen mjetet e AGJENSIONIT PËR ZBATIMIN E GJUHËVE, institucion nga i cili pritet implementimi i ligjit për gjuhën shqipe, zvogëlohen mjetet e MINISTRISË SË DREJTËSISË kur besimi i qytetarëve në gjyqsorin është vetëm 3%, zvogëlohet buxheti i MINISTRISË SË VETËQEVERISJES LOKALE, insititucion ky nga i cili varet decentralizimi dhe fuqizimi i komunave shqiptare, zvogëlohet buxheti i DREJTORISË PËR ZONA ZHVILLIMORE TEKNOLOGJIKE INDUSTRIALE nga ku presim zhvillim dhe investime të reja në regjionet me shumicë shqiptare. E kur bëhet fjalë për buxhetin e LLOTARISË SË MAQEDONISË, mund të paramendoni, rritja ska fund!

Sa i përket kuazi pakos së masave anti-krizë, vetë korniza kohore e masave, dmth deri në zgjedhjet e muajit Maj, tregon edhe qëllimin djallëzor të këtij vendimi. Blerje flagrante e votave me resurse shtetërore.

Të nderuar qytetarë, këto masa anti-krizë janë kopje e zbehtë masave që qeveria e Vuçiqit i ndërmorri kohë më parë në Serbi.

Kategoritë më të prekura ku bëjnë pjesë shfrytëzuesit e ndihmës sociale, pensionistët, studentët, sektori privat kanë nevojë për zgjidhje të qëndrueshme, dhe jo për lëmoshën tuaj deri në ditën e zgjedhjeve.

Ndihmat sociale, rrogat, pensionet duhet të rriten konform rritjes së çmimeve, kjo është kërkesa e qytetarëve, e jo të na bëni të ndjehemi sikur na jepni lëmoshë.

Në këtë kuazi pako të masave anti-krizë, parashihen 1000 apo 2000 denarë për pensionistët e studentët, as më pak e as më shumë, por vetëm deri në muajin Maj kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse në mendjen e tyre kaq kushton dinjiteti i qytetarëve, dhe me kaq para planifikojnë ta blejnë atë!

Don të thotë, 1000 apo 2000 denarë për pensionistët e studentët, deri në zgjedhje, e për vete nga 180 mijë denarë rroga.

Për pensionistët e studentët nga 1000 ose 2000 denarë lëmoshë, ndërsa për vehte rritje rrogash prej 78%.

Të nderuar, vetëm për të ilustruar. Paratë që një funksionar i kësaj qeverie të korruptuar i fiton për 4 vite, një profesor apo mësues i ndershëm duhet të punojë 24 vite që ti fitojë!

Sot, nga këtu duam të përçojmë porosinë deri tek kjo qeveri e korruptuar në ikje se qytetarët, pensionistët, studentët, sektori privat, nuk kanë nevojë për lëmoshën tuaj. Pensionistët kërkuan rritje dinjitoze lineare të pensioneve. Ata kanë nevojë për zgjidhje sistematike dhe të qëndrushme. Dhe këtë zgjidhje do e sjellim ne në qeverinë e re, në qeverinë e ndryshimit.

Ne do të marrim pjesë aktive me amendamente duke u përpjekur t’i përmirësojmë sado pak gjërat në interes të qytetarëve me propozime konkrete.

Qytetarëve ju premtojmë që këto vendime do të jenë vendimet e fundit të dëmshme që kjo qeveri e korruptuar po i sjell, sepse ditët i kanë të numëruara. NDRYSHIMI PO VJEN!

Lidhja Europiane për Ndryshim