Rënie prej 9,8% në numrin e lindjeve në Maqedoni
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2023 numri i lindjeve të gjalla është 4453 fëmijë dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët për 9,8%.
Numri i të vdekurve në tremujorin e tretë të vitit 2023 ka shënuar një rënie prej 6,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, pra kanë vdekur 4747 persona, prej tyre 8 foshnja.
Shtesa natyrore është negative, – 294 persona, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i të vdekurve për aq persona.
Në tremujorin e tretë të vitit 2023 janë lidhur 4116 martesa, që paraqet një rënie prej 11,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Në këtë tremujor janë divorcuar 301 martesa.