Maqedoni

Padi ndaj një nxënësi në Veles sepse valoi flamurin shqiptar në shkollë

Në SPB Veles sot në ora 10, drejtori i shkollës së mesme komunale “Jovçe Tesliçkov”, Vasko Trajkovski, ka raportuar se një nxënës në oborrin e shkollës ka valuar flamurin e Republikës së Shqipërisë.

– Në prezencë të punëtorit social me të mitur është zhvilluar bisedë zyrtare, gjatë së cilës është hequr flamuri – informon zëdhënësja e SVR Veles Biljana Gjakovska, transmeton Lideri.mk.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, njoftoi Gjakovska./Lideri