Maqedoni

Afrim Gashi vizitoi degën e Likovës

Sot, në selinë e degës së Likovës, kryetari Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Bekim Sali dhe Sekretari Organizativ, Mubekir Palloshi, e kanë vizituar degën e Likovës, ku u mirëpritën nga kryetari i degës, Iljasa Abazi.
Në këtë bashkëbisedim me strukturat e kësaj dege u fol mbi përmbylljen e reformave partiake, përgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit dhe zhvillimet e fundit politike në vend.
Pëveç kësaj, para kuvendarëve të degës së Likovës u kërkua që të fillohen me parapërgatitjet për zgjedhjet lokale të tetorit.