Lidhja Europiane për Ndryshim nuk ndalet, takime me biznismenë gjermanë në Berlin
Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim fill pas tubimit madhështorë për Ditën e Flamurit me ç’rast u bë firmosja e Deklaratës së koalicionit, menjëherë kanë udhëtuar për në Berlin për të realizuar takime ma biznismenë nga Dhoma Ekonomike Ndërkombëtare.
Temë e këtij takimi është prezantimi i kapaciteteve turistike me të cilat disponon vendi, e sidomos Komuna e Tetovës, para investitorëve gjermanë. Ideja thelbësore e kësaj iniciative është tentativa për ndaljen e emigrimit masovik të shqiptarëve për në BE, duke sjellë investitorë nga Gjermania në vendin tonë. Pra, një hap konkret e cila synon të sjellë Gjermaninë në vendin tonë për të krijuar mundësi dhe rritje ekonomike në vendin tonë me qëllim që shqiptarët mos t’i braktisin vatrat e tyre.
Liderët e Lidhjes janë ndarë të kënaqur nga interesimi jashtëzakonisht i madh i investitorëve gjermanë për të investuar në kapacitete hotelierike.