KosovëShqipëri

Rama kujton komandantin Adem Jashari në 68-vjetorin e lindjes së tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar komandantin legjendar Adem Jashari në 68 vjetorin e lindjes së tij.

Rama me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Adem Jashari iku nga kjo botë duke e lënë trupin e pajetë si monument të shtrirë në mes të shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.

“68 vite më parë ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë duke e lënë trupin pa jetë, si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar, e duke e ngjitur shpirtin në Altarin Qiellor të Heronjve të Kombit”- ka shkruar ai.