Maqedoni

Ende asnjë gjurmë e 14 vjeçares së zhdukur

Ende nuk është zbuluar asnjë gjurmë e 14 vjeçares me inicialet V.GJ, e cila mëngjesit e së hënës, kishte dalur nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe pas disa minutave e ëma e saj ka raportuar në organet policore, se vajza e saj e ka mbyllur telefonit dhe nuk ka asnjë kontaktë me të miturën.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme deklarojnë se janë ndërrmarë masa dhe aktivitete intesive për të gjetur vajzën e zhdukur. Ata shtojnë se policia e ka kërkuar gjatë natës, si dhe janë kontrolluar edhe regjistrimet nga kamerat e sigurisë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Për zbardhjen e rastit dhe gjetjen e personit menjëherë pas denoncimit të marrur janë përfshirë të gjitha kapacitetet e SPB Shkup në nivelin më të lartë të mundur, janë kryer një numër i madh i bisedave me persona të afërt të të miturës, janë kontrolluar kamera, etj”.

Zhdukja e 14-vjecares ka ndezur alarmin në Ambasadën e Parë të Fëmijëve “Megjashi”. Nga atje theksojnë se nevojitet një aksion I koordinuar.

AMBASADA E PARE TË FËMIJEVE MEGJASHI

“Kur bëhet fjalë për persona të zhdukur, urgjentisht duhet të kontaktohen të gjitha ata që kanë njohuri për vendqëndrimet e tyre dhje lëvizjen, policia të ndërmerr aksione intensive, të vendoset një sistem për paralajmërim të hershëm. Nëse nuk ka rezultate nga një aksion i këtillë i koordinuar urgjentisht të kyçen INTERPOL-i dhe EUROPOL-i, për shkak se nuk duhet të përjashtohet mundësia për tregti me fëmijë!”.

Ndërkaq nga MPB bëjnë thirrje që të mos përhapen dezinformata në lidhje rastin, ndërsa prindërit e 14-vjeçares kërkojnë ndihmë nga opinion për cdo informatë të dobishme. Përndryshe, vajza e humbur herën e fundit është parë afër një lokali në Shkup, prej ku edhe i kanë humbur gjurmët.