Maqedoni

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të protestave

Për shkak të mbajtjes së dy protestave të paralajmëruara, sot nga ora 11 deri në 14:30, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB-së Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e zonës qendrore të qytetit, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB apelojnë të respektohen urdhrat që do t’i japin nëpunësit policor në rrugët ku do të zhvillohen protestat.