Gërvalla për draftin e Asociacionit: Është jo shumë i mirë dhe ka mjaft sfida
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se draft statuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk është i mirë dhe ka mjaft sfida, raporton Gazeta Sinjali.
Gërvalla në një prononcim për media ka thënë se ky draft nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës, teksa ka siguruar qytetarët se institucionet e Kosovës nuk do ta pranojnë një draft, i cili do ta dëmtojë shtetin.
“Drafti nuk ofron asnjë lloj autonomie për veriun e Kosovës dhe nuk është fer pyetja sepse përgjigja nuk varet nga ne. Po të ishte për ne menjëherë do ta kishim publikuar, është kërkesë e atyre që facilitojnë procesin e negociatave të cilët na kanë lutur. Prandaj drafti është jo shumë i mirë, drafti ka mjaftë sfida, respekton shumë shqetësimeve tona në të kaluarën dhe mendoj që është një bazë e mirë për të punuar më të. Unë iu lus që të keni pak durim lidhur më çështjen e draftit unë ju siguroj që nuk ka a një tentativë, as një përpjekje, asnjë vullnet, as dëshirë të kësaj Qeverie, dhe në përgjithësi të institucioneve as të presidentes e as kryeministri për të pranuar draft të cilat janë në dëme të Kosovës”, tha ajo.
Gërvalla refuzoi të flasë për komentet që Qeveria ka dërguar në BE sa i përket këtij drafti, duke thënë se nuk mund ta shkel marrëveshjen që kanë bërë me aleatët.
“Unë atë nuk mund të ju them dhe nuk kam dëshirë të jua them sepse përndryshe do të shekja marrëveshjet. Pas aktit të agresionit asgjë më nuk është si në të kaluarën. Negociatat me Serbinë pas 24 shtatorit para sinjaleve të qarta nga BE drejtuar Serbisë negociatat të kohëve të vjetra nuk do të ketë me. Ne jemi konstruktiv në qasjen tonë ndaj partnerëve tanë. Kryeministri ka njoftuar opinioni se kemi përsëri informacione për mbledhje të caktuar jo larg kufirit, prandaj duhet të përqendrojmë të gjithë kapacitetin në zmbrapsjen e sulmeve të tilla”, tha më tej kryediplomatja kosovare.