Rajon - Botë

OKB: 74 për qind e mbi 14 mijë palestinezëve të vrarë në Gaza janë fëmijë dhe gra

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 74 për qind e 14.128 palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme intensive nga Izraeli, janë gra dhe fëmijë, transmeton Anadolu.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) tha se që nga 7 tetori rreth 1.7 milionë palestinezë janë zhvendosur, shifër ekuivalente me pothuajse 80 për qind të popullsisë së Rripit të Gazës.

UNRWA theksoi se 1 milion e 37 mijë palestinezë të zhvendosur që nga 21 nëntori u strehuan në 156 objekte që i përkasin UNRWA-s në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë rajonin verior.

Më tej, thuhet se rreth 877 mijë persona të zhvendosur po qëndrojnë në 99 objekte të UNRWA-së në pjesët qendrore të Rripit të Gazës dhe në rajonet Khan Yunis dhe Rafah në jug, si dhe theksohet se janë 14.128 persona të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori në sulmet izraelite.

“Më shumë se 14.128 njerëz u vranë në Rripin e Gazës dhe se 74 për qind e tyre janë fëmijë dhe gra”, theksoi UNRWA.

– UNRWA nuk mund të hyjë në 57 objektet e saj ku strehohen 160 mijë palestinezë

Në njoftimin e UNRWA-së thuhet se përpara se forcat izraelite të vendosnin për evakuim më 12 tetor, rreth 160 mijë palestinezë të zhvendosur qëndruan në 57 objekte të UNRWA-së në qytetin e Gazës dhe rajonin verior.

“UNRWA nuk mund të sigurojë qasje në këto objekte për të mbrojtur ose ndihmuar personat e zhvendosur. Nuk është i vetëdijshëm për situatën dhe nevojat e personave”, theksoi UNRWA.

Duke u theksuar grumbullimi i rëndë në objektet e UNRWA-s, UNRWA-ja tha se afërsisht 220 persona duhej të përdornin një tualet të vetëm në shkollat ​​e UNRWA-së dhe se kishte vetëm një vend për dush për çdo 4.500 persona mesatarisht.

Gjithashtu thuhet se personat e zhvendosur u detyruan të strehoheshin në objektet e UNRWA-së që nuk ishin të planifikuara si strehimore dhe theksohet se kjo ishte një nga arsyet e mungesës së vendeve për dush.

“UNRWA nuk ishte në gjendje të sillte dush kabina të lëvizshme shtesë në objektet e saj për shkak të mungesës së hapësirës dhe karburantit për transport”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu njoftohet se 108 punonjës të UNRWA-s janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe se të paktën 40 për qind e tyre janë vrarë në pjesën jugore të Luginës së Gazës, që ndodhet në pjesët qendrore të Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite më parë u kishte bërë thirrje njerëzve në qytetin e Gazës dhe rajonet veriore që të shkojnë në jug të Luginës së Gazës.