U promovua libri “Prushimë vargjesh për liri” i autorit Nehat Jahiu
Shkruan: Gani Kryeziu
Në Roganë me 22.05.2021 u bë promovimi i librit “PRUSHIMË VARGJESH PËR LIRI”nga autori Nehat Jahiu kushtuar atdhetarit, heroit dhe ikonës së kauzës për liri kombëtare Metush Krasniqit emërin e të cilit e mban me krenari shkolla e fshatitë tonë Rogana. Ky promovim u organizua për nder të 76 vjetorit të themelimit përkatësisht 29 vjetorit kur edhe shkolla zyrtarisht u emërua me këtë emër,organizimi u bë në kordinim me klubin letrar “NOSOTI” në Dardanë.
Programi fillio me poezin kushtuar heroit Metush Krasniqi të shkruar nga Izet Kallaba me titull “Baladë Qëndrese” deklamuar nga Erza Surdulli. Moderatorja Profesoresha Belkizare Kryeziu i përshëndeti të gjithë të pranishmit por një përshëndetje të veçant e bëri për familjen e heroit Metush Krasniqi përkatsisht vajzën Teuta Krasniqi.
Në promovim ishin të pranishëm kolektivi i shkollës, veteran të arsimit poet pjesmarrës në botimin e librit kushtuar poezi për heroin Metush Krasniqi. Në fillim ju dha fjala drejtorit të shkollës Prof.Florim Kryeziuti cili i përshëndeti dhe i falenderoi të pranishmit për pjesmarrje dhe në pika të shkurtëra për të pranishmit bëri një kronologji për shkollën për sukseset investimet por edhe problemet me të cilat e përcjellin këtë shkollë.
Pas fjalimit të drejtorit fillon pjesa e dytë e programit me promovimin e librit “Prushimë Vargjesh për liri” fjala ju dha redaktorit të librit Hysen Kqikut i cili përshkroi mynyrën se si erdhi deri te finalizimi i pregaditjes për redaktim me botimin e 69 poezive të poetëve nga të gjitha trevat shqiptare .Z.Kqiku vlersoi lart angazhimin e Prof.Nehat Jahiut për daljen në drit të këtij libri.
Pastaj moderatorja prezentoi artisten e popullit Ilirida Ismaili e cila me talentin e saj deklamoj disa vargje artistike kushtuar dëshmorëve të kombit dhe të idealit të tyre për liri.
Për të folur më shum pë portretin atdhetar të Metush Krasniqit, dhe kauzen e tijë kombëtare fjala ju dha Prof.Nexhat Rexhës njëherit edhe recenzent i librit.
Në vazhdim ftohet autori i librit si protagonist kryesor që na bashkoi dhe jemi në këtë promovim është Prof. Nehat Jahiu që ta merr fjalën dhe e falenderojm për pjesmarrje.
Në vazhdim nxënsja Erza Rrudhani recitoi poezinë “Simbol i bashkimit”të poetit Avni Biqkaj dhe pastaj Kaltrina Rrudhani me poezinë “Metush Krasniqi ,mësues o trim i rrallë”i poetës Bukurie Binjakut.Ndërsa me violon ekzekutoi Blend Kryeziu.
Në vazhdim fjala ju dha patriotit , ish të burgosurit politik dhe bashveprimtarit të Metush Krasniqit Hasan Dërmakut .
Ne librin “Prushimë vargjesh per liri” që sot u promovua, jane përfshire autorë të ndryshem me poezite e tyre kushtuar Metush Krasniqit të pranishmit do ti lexojnë poezit e tyre
Poezia e parë që do të lexohet nga poeti
1.Nehat Ramizi nga Ternoc i Madh,Bujanoc.me titull“LINDE PËR TË MOS VDEKUR “
2.Rexhep Abazi-Medvegjë,Kosovë Lindore “METUSH KRASNIQI HEROI I POPULLIT”
3.Zeçir Fazliu – Gjilan ,Poezia me titull “NJË LULE”.
4.Xhevdet Kallaba – Roganë ,Dardanë(ish Kamenicë) me titull “ PRAPA GRILAVE “
5.Bajram Kallaba –Roganë,Dardanë(ish Kamenicë) me titull “VULLKAN I GJALLË KOSOVE”
6.Baki Krasniqi – Petrit –Dardan me titull „Shën Driti përkatësisht Metush Krasniqi“
7.Azem Geci nga Rogana jeton në Prishtin poezi për Metush Krasniqin „Emër që s’harrohet“
Pas gjith këtyre paraqitjeve tani para të pranishmëve e merr fjalën dhe i përshëndet të pranishmit duke i falenderuar për pjesmarrje vajza e heroit Metush Krasniqi Profesoresha e gjuhës shqipe TEUTA KRASNIQI e cila evokoi kujtime si bijë e heroit që përjetoi perpetitë e gjith familja nga rexhimi fashist serbosllav.Edhe ashtu gjat tër kohës Teuta u emocionua ku edhe her pas her i rridhnin lotët por mbi të gjitha u ndi shum krenare që me secilin e përsëritke fjalën se sot treguam se ne çdo herë jemi të bashkuar kjo tregon pjesmarrja nga po thuaj se nga gjitha trojet shqiptare në këtë promovim ,bijë e heroit që kishte idealin e bashkomit dhe kjo e bëri krenare Profesoreshën Teutë.Ishin momente rënqethse kur evokonte momentet e vizitave ,provokimet turturat të lloj llojta që ju bëheshin babait të sajë heroit Metush Krasniqi që vshtir se mund të përshkruhen.Gjatë fjalimit shum her u ndërpre nga duartrokitjet për qëndresën stoike që e përballoi heroi Metushi si dhe familja .
Programi vazhdon me paraqitjen e dy rpsodëve të cilët u pritën me duartrokitje nga të pranishmir :Nazmije Demolli Kastrati me një këngë kushtuar Metush Krasniqit dhe Selajdin Berisha me këngën „ Diell e Hanë shëndrit në kët dhe „
Para mbylljestë ketij takimi, drejtori i shkolles Z. Florim Kryeziu në emër të (SHFMU) ka marrë vendim qe te ndaj mirenjohje per autorin e librit
z. Nehat Jahiun , te cilin e ftojme qe ta mar mirenjohjen.
Prof, Bahtjar Kryeziu
Prof. Xhavit Kryeziu
Z.Hasan Dërmakun
Dhe në fund të pranishmit u ftuan që të marrin pjesë në homazhe tek vari i Metush Krasniqit në Dajkoc dhe pastaj ashtu siç e kemi traditë ne shqiptarët mikpritjen dhe bujarin jeni të ftuar për një drekë në restoranin Viktoria në Crep pronë e Afrim Kryeziut .
Pas gjithë kësaj rrjedhe të pranishmit mbi 60 persona drekuan ku edhe ishin të knaqur me ushqimin e rezervuar ku edhe nuk munguan shum foto të shkrepura që të mbesin si kujtim i pa harruar .
LAVDI HEROIT METUSH KRASNIQI DHE GJITH HEROJVE.