Maqedoni

VMRO: Partia E Majta i bën homazhe Enver Hoxhës po nuk reagon për ligjin e lojërave të fatit

Pasojnë reagimet pas ngjarjes tragjikomike në institucionin ligjvënës nga ana e deputetëve të Partisë E Majta. VMRO-DPMNE vlerëson se ajo çfarë ka ndodhur është një shfaqe teatrale e së Majtës e mbështetur nga BDI dhe LSDM. Dhe, sipas tyre kjo është një dëshmi se si duket gjendja nëse partia e Apasieviet do të udhëhiqte institucionet.

VMRO-DPMNE

“Partneri i koalicionit LSDM dhe BDI, E Majta dhe Dimitar Apasiev e do Hamasin, i përkulet Enver Hoxhës, shkel Rregulloren e Kuvendit dhe hesht për Onkologjinë dhe propozimin francez, si dhe për ligjet e BDI-së për lojërat e fatit. Shfaqja teatrale e së Majtës në Kuvend është një skenar i dakorduar mes BDI-së dhe SDS-së, për të nxitur konflikte nga të cilat BDI-ja dhe e Majta do të fitonin rëndësi”.

Pas këtij qëndrimi të VMRO-DPMNE-së, ka reaguar partia Levica duke thënë se regjimi I LSDM-së, VMRO-DPMNE dhe BDI është një treshe monstruoze që nuk ndalojnë së pasuruari ndërsa jeta e popullit për ata është e pavlerë.

Amar Mecinoviq, zëdhënës i partisë E Majta

“Kur bëhet e qartë se të gjitha partitë politike të oligarkisë DPMNE-LSDM-BDI veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe partitë e tjera në Kuvend marrin pjesë në vallen që ata luajnë për to, kur bëhet e qartë se vullneti i popullit përfaqësohet në institucione përmes së majtës, e cila pengon qeverisjen e këtyre partive të biznesit, ndërsa me miratimin e djeshëm të Rregullores së re në Kuvend u zyrtarizua diktatura e koalicionit të gjerë”.

Reagim për këtë cështje ka pasur edhe LSDM duke thënë se VMRO-DPMNE dhe e Majta shkaktojnë vetëm kaos dhe tensione.

LSDM

“Tërbimi i së Majtës në Parlament konfirmoi se me të majtën dhe partnerin e tyre të koalicionit DPMNE, janë të mundshëm vetëm incidente, dhunë dhe kaos. Sjellja e së majtës dhe DPMNE-së ndaj Kuvendit është sjellje ndaj shtetit dhe qytetarëve. I gjithë opinioni maqedonas është i bindur për kaosin dhe tensionet që pasojnë me të majtën dhe DPMNE-në. LSDM nuk do të lejojë që skenarët e të majtës pro-ruse dhe partnerëve të tyre të koalicionit të kenë sukses”.

Përndryshe, në ditën e hënë në Kuvendin e Maqedonisë se Veriut, gjatë seancës ku po debatohej për Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetët Borislav Kërmov dhe Dimitar Apasiev, kanë shkatërruar monitorin e udhëheqësit të seancës, Goran Misovski si dhe kanë gjuajtur me letra në drejtim të tij.