Maqedoni

Urim nga Xhaferi për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Urime 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët anembanë ku janë shpërndarë nëpër botë. Ta ruajmë me dashuri dhe me përgjegjësi, ta përsosim dhe zhvillojmë, me çdo hap, me çdo vepër dhe në çdo sferë ku veprojmë.

Le ti mësojmë gjeneratat e reja t’ia dinë vlerën dhe t’ia çmojnë bukurinë dhe pastërtinë duke e përdorur me gjitha pasuritë që posedon gjuha e bukur shqipe.

Urime 22 Nëntori – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe!