Ukrainës i kërkohet të miratojë një strategji të re – përfshin një armëpushim
Kievi duhet të rimendojë strategjinë e luftës, duke kaluar nga sulmi në mbrojtje dhe nisjen e bisedimeve për armëpushim nëse dëshiron të ketë ende mbështetjen e Perëndimit, kanë argumentuar analistët.
Në një artikull për Foreign Affairs, presidenti emeritus i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, Richard Haass dhe ish-zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Charles Kupchan, thonë se vullneti politik për të mbështetur luftën ka “filluar të zbehet” në SHBA dhe Evropë.
Në të njëjtën kohë, ata thonë se kundërofensiva e Ukrainës duket se ka ngecur – që do të thotë se Kievi duhet të rimendojë strategjinë.
Kjo zbulon një “të vërtetë të pakëndshme”, thonë ata, “që Ukraina dhe Perëndimi janë në një trajektore të paqëndrueshme, një trajektore e karakterizuar nga një mospërputhje e dukshme midis qëllimeve dhe mjeteve të disponueshme”.
Analistët thonë se SHBA-ja tani duhet të udhëheqë përpjekjet për të krijuar një politikë të re me “qëllime të arritshme” – për shembull, një politikë që përqendrohet në negocimin e një armëpushimi me Rusinë dhe ndryshimin e theksit të saj ushtarak nga sulmi në mbrojtje.
Prioritetet afatshkurta duhet të ndryshojnë
“Kievi nuk do të heqë dorë nga rivendosja e integritetit territorial ose fajësimit të Rusisë për agresionin e saj, por do të pranojë se prioritetet afatshkurtra duhet të kalojnë nga përpjekja për të çliruar më shumë territore dhe rindërtimit të më shumë se 80 për qind të vendit që është ende nën kontrollin e tij”, thonë autorët.
Ata argumentojnë se ky ndryshim do të kufizonte humbjet e ushtarëve ukrainas, do t’i lejonte asaj të drejtonte më shumë burime në mbrojtje dhe rindërtimin afatgjatë të vendit si dhe do të kishte ende mbështetjen perëndimore.
Kjo do të ndalonte gjithashtu Rusinë të besonte se mund ta tejkalojë gatishmërinë e Perëndimit për të mbështetur Ukrainën, thonë ata.
“Ky realizim përfundimisht mund ta bindë Moskën që të kalojë nga fusha e betejës në tryezën e negociatave – lëvizje që do të ishte në avantazhin përfundimtar të Ukrainës, pasi diplomacia ofron rrugën më realiste për t’i dhënë fund jo vetëm luftës, por edhe, në periudha afatgjate, pushtimit të ri të Rusisë”, thonë ata.
Sugjerimi është i pakëndshëm dhe i diskutueshëm pasi që strategji të ngjashme janë refuzuar nga zyrtarët ukrainas.
Por analistët shtojnë se “Perëndimi nuk duhet të bëjë presion ndaj Ukrainës që të heqë dorë nga rivendosja e kufijve të saj të vitit 1991 ose nga mbajtja përgjegjëse të Rusisë për vdekjet dhe shkatërrimin që ka shkaktuar pushtimi i saj. Megjithatë duhet të përpiqet të bindë ukrainasit se ata duhet të miratojnë një strategji të re për të ndjekur këto objektiva”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.