Mariçiq: Do të mundohemi deri në momentin e fundit ta bindim VMRO-në të votojë ndryshimet kushtetuese
Zëvendëskryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq, është pesimist për ndryshimet kushtetuese. Sipas tij, për momentin nuk ka perspektivë për miratimin e tyre dhe për këtë, ai thotë se VMRO-DPMNE dhe deputetët e kësaj partie politike janë bllokadë për rrjedhjen e mëtejshme të integrimeve europiane.
Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
“Bllokada jonë për momentin ka emër dhe mbiemër, VMRO-DPMNE dhe deputetët e tyre që me vetëdije vendosën ta bllokojnë vendin e tyre. Shfaqja do të përfundojë në javën e parë të dhjetorit. Ne po përgatisim Udhërrëfyesit që janë detyrimi ynë nga Klasteri i parë dhe do të ndalemi këtu nëse nuk përfundojnë ndryshimet kushtetuese, edhe pse për momentin nuk ka asnjë perspektivë që kjo të ndodhë, duhet të presim një ndalesë”.
Mariçiq bëri të ditur që nuk do të heqin dorë nga kjo deri në ditën e fundit të këtij mandati të kësaj përbërje parlamentare dhe se do të bisedojnë të bindin VMRO-DPMNE që të mos bllokojnë vendin e tyre, të mbledhin forca për të bërë këtë lëvizje së bashku dhe përgjegjësia të jetë e përbashkët.
Zëvendëskryeministri për Çështjet Europiane më herët ka potencuar se me ndryshimet kushtetuese bëhet dallimi identitar ndërmjet maqedonasve dhe bullgarëve që deri më tani nuk ka qenë problematike për ata.
Përndryshe, më 18 gusht të vitit 2023 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut debati për fillimin e ndryshimeve kushtetuese ka mbaruar për pak orë dhe se votimi ende nuk dihet se kur do të bëhet. Ndërsa, partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE është deklaruar se nuk do t’i mbështesë këto ndryshime.