Opinion

Të rihetohet ngjarja e Rrëzimit të aeroplanit në Aeroportin e Ohrit më 20 nëntor të vitit 1993.

Shkruan: Ejup Berisha

Sot u bënë tridhjetë vite nga fatkeqsia ajrore që ka ndodhur në të njëtën ditë në vitin 1993 të shekullit të kaluar në afërsi të aeroportit të Ohrit. Në të fatkeqsisht mbi njeqind persona i kanë humbur jetët e tyre. Ne këtë ngjarje shumë të rëndë e të dhimbshme jeten e humbi edhe shumë i shtrenjti Babai Im Isufi. Për këtë ndodhi kamë shkruar shumë shpesh në opinion unë vet duke e pasur parasyshë faktin që si pasojë e saj un në moshë të re mbeta pa më të dashurin dhe shumë të mirin Babë Isufin. Hetimet për fatkeqsinë përfunduan me një raport shumë të shkurtër ku është evidentuar kjo citoj “Fajtorë për fatkeqsinë kanë qenë pilotët të cilët e kanë njohur shumë dobët gjuhën angleze dhe të cilët kokë më vete janë munduar që aeroplanin ta ulin në pistën e aeroportit të Ohrit pas më shumë se dy orë fluturimi nga aeroporti i Gjenevës nga ku e kanë nisur fluturimin e aeroplanit të njëjtët pilot. Më intereson ta di se pse në raportin për shkaqet e fatkeqsisë nuk janë sçaruar dy fakte kyqe të lidhura me fatkesinë e ato janë 1. Pse nuk është ndriquar pista e aeroportit të Ohrit me qëllim që pilotët e avionit Jakovlev 42 D të mund ta zbrisnin Aeroplanin të sigurtë dhe pa rreziqe në pistë dhe 2. Duhet të jepet sçarimi se pse njeriu i parë i Kullës së kontrollit të fluturimeve të aeroportit të Ohrit në natën e kobshme kur ka ndodhur ngjarja e rëndë nuk ka qenë prezent në vendin e punës së tij. Pra sipas disa informacioneve ky njeri ka munguar në vendin e punës ndërsa i njëjti është dashur të jetë aktiv dhe ta vëzhgon aeroplanin gjersa i njëjti
është dashur të ulej në pistën e aeroportit të Ohrit me qëllim që ky tu jep informacione pilotëve për vendndodhjen dhe pozitën e aeroplanit nga pista.Nëse këto ngjarje janë të vërteta atëher bie në ujë fakti se rrëzimi i aeroplanit në natën e 20 nëntorit ka qenë fatkeqsi por sipas këtyre informacioneve
po del se rrëzimi i tij ka qenë vrasje o me paramendim o nga pakujdesia. Mendoj se ka pasur mjaft kohë ekipi për kontrollimin e fluturimit të aeroplanit dhe ekipi që është dashur ti zbatojnë procedurat për zbritjen e avionit në aeroportin e Ohrit që ti mundësojnë aeroplanit zbritje të sigurtë dhe pa probleme në pistë, pasiqë po të ishin përgatitur procedurat si duhet për aterim aeroplani nuk do të kishte pasur nevojë të ringjitej sërish në qiell në natën e 20 nëntorit të vitit 1993. Mendoj se nevoitet që të inicohen hetime të reja për rrëzimin apo për përplasjen e aeroplanit të kompanisë ajrore Avioimpex me majën e malit Trojan i cili ndodhet në afërsi të aeroportit të Ohrit. Kjo vlenë për çastin e ndodhjes së fatkeqsisë apo të vrasjes më 20 nëntor të vitit 1993.