Bytyqi për administratorët: U rrisim pagat nëse punoni mirë
Harmonizimi i pagave të punëtorëve të sektorit publik do të bëhet në shtator, jo në mars, siç është rënë dakord me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive. Paga minimale do të rritet nga marsi i vitit 2024 në 22.500 denarë dhe të gjithë të punësuarit nga administrata publike kërkojnë rritje të pagave me rritjen e pagës minimale, gjegjësisht rritjen e tyre për rreth 2100 denarë. Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi deklaruan se kjo është e rregulluar me marrëveshjen e përgjithshme kolektive.
JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE
“Nënshkrimi i Kontratës së Përgjithshme Kolektive ishte vendosja e metodologjisë së re. 10% në shtator që morën të gjithë punonjësit në sektorin publik, në shtator 2024 një harmonizim tjetër i pagave dhe në mars 2025 të fillojmë me përllogaritjen e re të pagës, pra koeficienti shumëzuar me pagën mesatare. Sipas metodologjisë së re në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, pagat e punëtorëve në sektorin publik do të rriten në shtator të vitit të ardhshëm”.
Zëvendëskryeministri Bytyçi tha se pagat do të rriten, por vetëm nëse administrata fillon të ofrojë shërbime adekuate për qytetarët.
FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
“Ne bëjmë gjithçka që duhet. Jemi të përfshirë në të gjitha negociatat me ministren dhe nuk kemi problem që të rrisim pagat edhe në shëndetësi, nëse kemi shërbime adekuate për prindërit dhe gjyshërit tanë. Nuk kemi problem të rrisim pagat edhe në gjyqësor dhe në prokurori, nëse qytetarët nuk presin nga 6 vjet që të vendoset fati i tyre. Nuk ka problem, ne do të zgjidhim gjithçka, por mos të jetë në dëm të të tjerëve”
Ai ka thënnë se nëse rriten pagat në gjyqësor, shëndetësi, do të duhet të shkurtohen pensionet, vaktet e ushqimeve dhe librat për studentët. “Kjo është zgjedhja, këto janë mundësitë”, tha ai.
Lidhur me uljen e pagave të funksionerëve Bytyçi tha se ende nuk ka zgjidhje sepse ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Publike Azir Aliu nuk ka qenë këto ditë në vend, por ai theksoi se do të ketë deri në fund të muajit. “Paratë që do të mbeten do t’u kthehen pensionistëve, studentëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë më shumë se zyrtarët”, tha Bytyçi.