Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova vizitoi Manastirin, filloi aktivitetet për festat e Nëntorit
Nga: Behare Neziri
SHOQATA E SHKRIMTARËVE “OENEUM”-TETOVË
Dje më 16.11.2023, me rastin e Festave të Nëntorit, Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”-Tetovë, filloi me aktivitetin për Festat e Nëntorit, duke filluar në Tetovë, me orën poetike kushtuar “Ditës së Alfabetit”, para shtatores së Naim Frashërit dhe, në shenjë kujtimi të këtij kolosi të madh kombëtar, u vendos kurorë me lule, duke rikujtuar vargjet e tij brilante, që na bëjnë të jemi krenar si pasardhësit e tij, që jemi shndërruar si lum shqiptarie duke buruar nga gurra e atyre, që rilindën gjuhën e kombin ashtu si e fali Perëndia. Ku të pranishëm ishin poetët nga Tetova, Gostivari, Kumanova dhe Kërçova, si: Rami Kamberi, Behare Neziri. Ejup Ajdini, Sadie Aliti, Daim Iljazi, Fatos Rushiti, Xhelal Ademi, Bajramali Selimi, etj.
Më pas karvani poetik vazhdoi rrugën për te Qyteti i Alfabetit – Manastir, për t’i nderuar pinjollët e rilindëseve, burrat që kombit i dhanë shkronjat, për ta shkruar të kaluarën, të tashmen e, për të vazhduar me shkrime, për të ardhme.
Ora letrare për “Ditën e Alfabetit”, filloi te shtëpia muze “ Shtëpia e Alfabetit, në Manastir, nën modelimin e poetes Sadie Aliti, aty ku ishim të mirëpritur siç e kanë zakon shqiptarët nga Drejtori z.Zait Aliu dhe, duke filluar me përshëndetje nga nikoqiri z.Zait Aliu, i cili tha: ndjehem krenar që ju si shoqatë e shkrimtarëve jeni të vetmit që kurrë nuk na harroni, jo vetëm për prezencë por duke na e begatuar edhe këtë ditë të shenjtë me poezitë që, gjuhën shpie e bëjnë të jehoj mu ashtu siç ka jehuar para dhe pas Kongresit të Manastirit, ndaj ju falënderojmë nga zemra dhe uroj që sa më shpesh të jeni mes nesh, sepse për ne jeni si dielli që s’di të perëndoj kurrë e, më pas fjalën e mori Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, z. Daim Iljazi, i cili ndër të tjera tha: Ne si shoqatë jemi munduar që këtë ditë së bashku të rrezatojmë ditë diturie dhe lirie, që ardhmëria e këtij qyteti, të flet shqip e të mendoj shqip.
Më pas ora letrare vazhdoi në ambientet e shkollës fillore “Goce Dalçev”, ku së pari fjalën e mori organizatori apo më mirë thënë nikoqiri i kësaj shkolle z.Izet Jusufi i cili pasi i përshëndeti të pranishmit dhe poetët e pranishëm, mes tjerash tha: jemi krenarë që jeni prezent, ju anëtarë të “shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, që jeni të vetmit që na vizitoni, që për ne jeni më shumë se Institucionet shtetërore, sepse nga ata s’jemi vizituar kurrë, por edhe nga ju do të kërkoja që të na vizitoni më shpesh, jo vetëm për Festat e Nëntorit, nga këta nxënës që i shihni kanë nevojë gjatë tërë vitit t’u kemi të paktën çdo tre muaj. Fjalën më pas e mori Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneun”-Tetovë, i cili tha: po keni të drejtë, ju meritoni prezencën tonë gjithmonë dhe, dijeni se ju jeni ata, që sot e kësaj ditë Manastiri flet shqip.
Më pas, filloi ora letrare nga nxënësit e kësaj shkollë dhe poetët e pranishëm, në fund Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum”- Tetovë, ndau mirënjohje për nikoqirët dhe nxënësit e shkollës, që i dhanë bukuri orës letrare, thua se vërtet u kthye koha e ditëve të Kongresit të Manastirit.