Maqedoni

390 gjoba për mosmbajten e maskës, ndërsa 20 persona kanë shkelur orën policore

Gjatë ditës paraprake, (21/22.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 390 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë, ndërsa 20 persona gjatë natës së kaluar nuk kanë respektuar orën policore.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar, se mbajtja e maskës do të vazhdojë të jetë në fuqi, edhe përskaj se në vend ka filluar procesi i imunizimit kundër Covid-19