Borell: Pas luftës, vetëm Autoriteti Palestinez mund të menaxhojë Rripin e Gazës
Kreu i diplomacisë së Bashkimit Europian Josep Borell, ka reaguar për luftën Izrael-Hamas, duke u ndalur edhe tek problemet dhe sulmet në Gaza.
Borell ka thënë se vetëm Autoriteti Palestinez mund të jetë në gjendje të menaxhojë Rripin e Gazës në momentin kur të përfundojë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.
“Hamasi nuk mund ta kontrollojë më Gazën”, tha Borell në një dialog në Manama, Bahrein, në konferencën vjetore mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë”, ka thënë ai.
Gjithashtu Borell hodhi poshtë mundësinë që Gaza të qeveriset nga Hamas.