Maqedoni

Gashi: BDI-së nuk i interesojnë ndryshimet kushtetuese, por krimi dhe korrupsioni

Afrim Gashi kryetari i Alternativës në emisionin “Win Win” shpjegoi se pse Ali Ahmeti dëshiron ta rikthej Nikolla Gruevskin në Maqedoni. Ai tha se kjo tregon se qeverisja e tyre nuk ka qenë e tensionuar por ka qenë në harmoni.
“Është me rëndësi ta dimë për shkak integrimeve në BE. BDI asnjëherë, asnjëherë, absolutisht asnjëherë nuk i ka bërë presion Nikolla Gruevskit që të merremi vesh me Greqinë dhe të hyjmë në NATO. Të ishte BDI me Gruevskin edhe 20 vite asnjëherë nuk do të ishim pjesë e NATO-s. E njëjta vlen, për integrimet në BE. BDI-së nuk i interesojnë ndryshimet kushtetuese, as vlerat evropiane, gjithçka që dëshirojnë është krimi dhe korrupsioni dhe të qëndrojnë në pushtet. Të terrorizojnë njerëz, të manipulojnë me njerëz dhe të bëjnë klientel më të madhe dhe njerëzit e mençur t’i largojnë nga shteti”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.