Opinion

Politika dhe pedagogjia, cila është lidhja mes të dyjave?!

Shkruan: Prof.dr. Xheladin Murati

Unë besoj se ekziston një lidhje mes politikës dhe pedagogjisë. Mendoj se ka shumë nevojë për kërkime mbi faktin e ndikimit reciprok. Një politikë e mirë e shoqërisë nuk rezulton në një përkeqësim të raporteve reciproke të politikës dhe pedagogjisë.

Por, politika partiake ka edhe një të keqe: i diferencon njerëzit, i diskriminon ata, i largon nga puna të aftit dhe punëson të paaftit apo militantët partiak. Kështu vepronte edhe ish LKM-ja me diferencimin dhe përjashtimin e kuadrove shqiptare. Prandaj rinia largohet nga vendi.