Maqedoni

Zeqiri: Masat e Qeverisë nuk kanë dhënë asnjë efekt

Nuk ka efekt pozitiv në atë treg ku shteti ndërhyn dhe dora e shtetit në vend se të luaj rolin e rregullatorit, ai e luan rolin e një ekonomie të mbyllur dhe të centralizuar e cila determinon çdo gjë, kështu u shpreh për televizionin Shenja, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonis Veri-Perëndimore Durim Zeqiri. Duke ju referuar masave të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve, ai porositë që qasja e Qeverisë duhet të jetë afatgjate dhe afatmesme dhe jo ad-hoc sa për të tejkaluar disa sfida qofshin ato politike apo edhe ato të tipit populist. Institucionet shton ai, duhet t’i thirrin logjikës ekonomike sepse jemi shtet me ekonomi të hapur e cila synon kyçjen dhe integrimin në Unionin Evropian. Mirëpo, me rritjen e pagave për zyrtarët për 78%, sipas Zeqirit, një gjë është e sigurtë, ministrat nuk do të na ikin jashtë vendit.

Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

“Me këtë rritje 78% nëse nuk gaboj i kanë arritur pagat e tyre, një gjë është e sigurtë, qytetarët do të vazhdojnë ta braktisin vendin, mirëpo ministrat nuk do të na ikin sepse i kanë pagat e mira dhe do ngelin në vend dhe kjo është e sigurtë, pra nuk do të kemi frikë që do të kemi mungesë të ministrave”.

Masat të cilat i ka marrë deri tash Qeveria në lidhje inflacionin nuk e kanë dhëë efektin e vet, këtë e tregon thotë ai parashikimi i Bankës Popullore sipas të cilit, viti do të përmbyllet me 9.% inflacion, i cili sipas drejtorit Zeqiri pas vitit të ri mund të rritet edhe më shumë.

Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

“Përskaj proklamimeve dhe të bartësve të instiucioneve të ndryshme ekonomike të cilat thonë se kemi ulur drastikisht inflacionin dhe që pritja është që ta përmbyllim vitin me një inflacion prej 4%, nuk është e vërtetë, sepse tani guvernerja e Bankës Popullore doli me të dhënat dhe me pritshmëritë e saja si institucion më relevant në këtë pikë dhe thanë që mbase e mbyllin vitin me një inflacion prej 9.5%”.

Në pakon e re të masave që po paralajmërohet nga Qeveria, Zeqiri mendon se duhet të ndihmohen edhe bizneset, sepse ato punësojnë diku 76% të fuqis puntore.

Durim Zeqiri, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së

“Të lirohen nga tatimet e ndryshme ose Gjykata Kushtetuese ta merrë parasysh kërkesën dhe lëndën e OEMV-së, e cila thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të anuloj dhe të kthej mbrapsht ligjin për tatimin solidar i cili penalizon bizneset”.

OEMVP sipas drejtorit që moti ka kërkuar që paga minimale të bëhet 30 000 denarë ose 500 euro, poashtu edhe kontributet e pagës të ulen, përshkak se thotë se jemi më të lartit në rajon, mbase edhe në Evropë sa i përket pagesave që i bëjmë për kontributet.