Maqedoni

Në ora 3 pas mesnatës, policia ndërpreu ahengun familjar, arreston 28 persona në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot, në ora 03:00 të mëngjesit, ka ndërprerë një aheng familjar, ku si pasojë ka arrestuar 28 persona.

Rasti ka ndodhur në komunën Qendër në Shkup.

“Sot, (21.05.2021) në ora 03.00 në rajonin e Qendrës, policët e stacionit policor në Qendër dhe Bit Pazar, kanë privuar nga liria 28 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë epidemisë. Duke vepruar ndaj denoncimit paraprak, dhe pas marrjes së udhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake, është kryer bastisje në shtëpinë në rrugën “Sllavejko Arsov”, te V.Gj., ku janë gjetur 28 persona të pranishëm në aheng familjar”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Pas zbardhjes së plotë të rastit, njoftohet se kundër tyre do të shqiptohet parashtresë adekuate në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.