Një sulm kibernetik mbylli portet më të mëdha të Australisë
Qeveria australiane njoftoi të premten një sulm të sigurisë kibernetike që prek disa nga portet e vendit. Në një postim në platformën X, ministrja e Punëve të Brendshme Claire O’Neill tha se qeveria po koordinohet për të zgjidhur problematikën por pa specifikuar se sa infrastruktura portuale janë prekur.
Qendra Australiane e Sigurisë Kibernetike po këshillon operatorin e portit dhe “po ofron ndihmë teknike”, tha koordinatori kombëtar i sigurisë kibernetike Darren Goldie. “Ndërprerja ka të ngjarë të vazhdojë për disa ditë dhe do të ndikojë në lëvizjen e mallrave brenda dhe jashtë vendit”, shtoi më tej ai.