Komuna e Tetovës: Kemi zvogëluar borxhin e komunës për 6 milionë euro
Nga komuna e Tetovë thonë se borxhi i komunës është zvogëluar për 6 milion euro ne krahasim me vitin 2021. Sipas njoftimit, aktualisht komuna e Tetovës ka borxh prej 8 milionë euro, kurse në vitin 2021 kishte 14 milion.
“Ky sukses financiar shënon një kthesë të rëndësishme në menaxhimin e fondeve publike dhe një angazhim të padiskutueshëm për të siguruar që çdo euro të shkojë në investime dhe shërbime cilësore për qytetin tonë dhe qytetarët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës së Tetovës.