Gjykata e lë në arrest shtëpiak Zana Berishën, Prokuroria në kërkim të veturës “Audi” që e fitoi me shantazh
Prokuroria Themelore e Prizrenit është vënë në kërkim të veturës së modeles Zana Berisha të cilën dyshohet se e ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme nëpërmjet shantazhit ndaj biznismenit Isni Jemini.
Policia është duke e kërkuar veturën të cilën dyshohet se e ka fshehur modelja, raporton Paparaci.
Janë ndermarre veprimet e nevojshme ne drejtim te sigurimit dhe sekuestrimit te vetures. Deri tani nuk kemi arritur ta gjejme veturen. Prokuroria do te ndermerre te gjitha veprimet e nevojshme ne drejtim te gjetjes dhe sekuestrimit te vetures“, njofton Prokuroria për Paparacin.
Ndërkohë të hënën Gjykata Themelore në Prizren ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak modeles Zana Berisha edhe për një muaj, deri më 8 dhjetor 2023. Kjo është konfimuar edhe zyrtarisht për Paparacin.
Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “shantazh” ndaj biznismenit Isni Jemini, ku dyshohet se ka fituar pasuri në mënyrë të paligjshme.
“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me datë 06.11.2023, ka marrë AKTVENDIM, dhe është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prizren, ashtu që të pandehurës Z.B., i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, ashtu që kjo masë mund të vlejë deri më datë 08.12.2023, për shkak të dyshimit zë bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale, Shantazhi nga neni 329, par. 2 lidhur me par. 1 të KP-së.
Nëse e pandehura e shkel masën e arrestit shtëpiak, ndaj të njëjtës do të caktohet masa e paraburgimit.
Këtë masë do ta mbikëqyrë Stacioni Policor në Prishtinë, e cila edhe pa kërkesë së Gjykatës në çdo kohë mund ta verifikojë zbatimin e masës së arrestit shtëpiak”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Prokuroria po ashtu ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Zana Berishës kundër Isni Jeminit. Tani penalisht po ndiqet Berisha.
Paparaci e kishte siguruar aktvendimin e Prokurorisë Themelore në Prizren. Aty thuhet se ish-Miss Kosova e ka denoncuar në polici afaristin Jemini duke u mbështetur në dy prova: një video-incizim dhe fotografi.
Mirëpo Prokuroria, ka vlerësuar se me provat e paraqitura nga modelja nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar se afaristi Jemini ka kryer veprat penale për të cilat është denoncuar. (Paparaci.com)