Maqedoni

Themelohet Këshill Koordinues nën udhëheqjen e deputetit Hysni Ismaili

Mbrëmë në Tetovë, fraksioni i shkëputur nga partia politike “Alternativa” , e cila gjatë këtyre muajve në shumicën e degëve kishte vendosur që t’i pezullojë aktivitetet e tyre mbrendapartiake, unanimisht kanë sjellur vendim që të formojnë Këshill Koordinues.

Në takimin e mbrëmshëm, ku ishin prezent 13 degë me përfaqësues të tyre, përfaqësues nga Forumi i Gruas dhe përfaqësues nga Forumi Rinor, u formua Këshill Koordinues, ku përveç që u fol rreth situatës politike në vend, nga ky Këshill i sapoformuar, u sollën këto vendime:

– Deputeti i zonës 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, me mbështetjen e degës së Tetovës, si dhe me mbështetjen unanime të përfaqësuesve nga degët përkatëse u zgjodh koordniator i Këshillit;
– Gjithashtu, përveç koordinatorit, Këshilli me vota unanime për zv.koordniator zgjodhi Muaz Emin, ndërsa si zëdhënës u caktua Meriton Civuli nga Çairi;

Takimi u përmbyllës me një koktej rasti, ndërsa përfaqësuesve të 13-të degëve, Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, iu potencua se ditëve në vijim do të jenë të njoftuar rreth zhvillimeve të ardhshme politike.