Rajon - Botë

Lufta në Ukrainë, Rusia po rekruton luftëtarë të Wagner

Kremlini është angazhuar për të rekrutuar luftëtarë të grupit Wagner, për t’u përfshirë në luftën në Ukrainë. Rusia kërkon të marrë kontrollin e luftëtarëve pas vdekjes së kreut të Wagner.

Putini po u kërkon mercenarëve të nënshkruajnë kontrata të betohen për besnikëri ndaj Rusisë.

Putin e ka cilësuar shefin e Wagner-it si tradhtar, por ka pasur një ton shumë më të butë me ushtarët e rregullt të Wagner-it, duke i nxitur ata të nënshkruajnë kontrata me ushtrinë dhe të betohen për besnikëri ndaj Rusisë.

The Guardian zbuloi se Rosgvardia, një forcë e militarizuar e ndarë nga ushtria që i përgjigjet drejtpërdrejt Putinit, filloi të rekrutojë luftëtarë Wagner në fillim të këtij muaji për t’u vendosur në Ukrainë. Duke përdorur një numër telefoni rus, Guardian telefonoi disa ish qendra të rekrutimit Wagner duke thënë, nëse pyeteshin, ata po pyesnin për mundësitë e rekrutimit.