Kryetari i BFIM, Shaqir Fetai, priti në takim Kryetarin e Xhamisë Buhara në Sulgen, Mustafa Saliun
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti dje në takim Kryetarin e Xhamisë Buhara në Sulgen, H. Mustafa Saliun, të shoqëruar nga Ristem Ristemi që prezantuan në vizitë te Reisi për ta përgëzuar, në emër të Imamit, Kryesisë dhe Xhematit të Xhamisë, me rastin e Fitër Bajramit dhe për t’i dhuruar një album që përmban rrugëtimin e ndërtimit të Xhamisë Buhara.
E falënderojmë Reis Ulemanë për mikpritjen dhe i dëshirojmë suksese dhe mbarësi në detyrë!