Maqedoni

Kërcënoi Ambasadën e Kosovës në Shkup, arrestohet një i dyshuar! “Takim urgjent ose ju sulmoj”!

Prokurori Publik nga PTHP – Shkup ka ngritur procedurë kundër një personi për veprën penale – Cënimi i sigurisë sipas nënit 144 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodit Penal – thuhet në një komunikatë nga Prokuroria Publike.

Sic percjell KlanM, komunikatën e PTHP-së, më 6 nëntor, i dyshuari ka dërguar kërcënime serioze se do të sulmojë jetën e shumë zyrtarëve, punonjës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup, duke shkaktuar ndjenjë pasigurie, cënimi dhe frikë.

Ai, sic njofton KlanM, është paraqitur përmes celularit në përfaqësinë diplomatike dhe është kërcënuar nëse nuk pranohet në takim urgjent, do ta sulmojë Ambasadën dhe punonjësit.

Me qëllim të zhvillimit të papengueshëm të procedurës dhe sigurimin e prezencës së të dyshuarit, sic njofton KlanM, Prokurori Publik, te gjykatësi I procedurës paraprake ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e më shumë masave të sigurisë – ndalimin e largimit nga vendbanimi, marrja e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit, ndalimi I vizitës së Ambasadës së Kosovës, si dhe ndalimin e afrimit dhe vënien e kontaktit e ambasadorin dhe zyrtarë tjerë të punësuar në Ambasadë. /KlanMacedonia/