Maqedoni

Shiten edhe tre banesa të konfiskuara nga Sasho Mijallkov

Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar informon se kanë shitur katër patundshmëri, të konfiskuara nga ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov.
“Bëhet fjalë për tre banesa që gjenden në rrugën ‘Sllavejko Arsov’ dhe një garazh në Qendër 2, të konfiskuara me aktgjykim të plotfuqishëm nga Gjykata Penale e Shkupit”.

“Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit janë paguar mjete prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

Agjencia për menaxhim me pronën e konfiskuar në shtator shiti gjithsej tre patundshmëri të Mijallkovit, sipas vendimit të plotfuqishëm për rastin “Perandoria”.

Më herët, në korrik të këtij viti në ankand në berzë u nxorën edhe aksionet e konfiskuara të Mijallkovit.