Maqedoni

Shaqiri: Nuk do të kundërshtojmë intonimin e himnit shqiptar në shkolla

Në çdo komunë pushteti lokal është themelues i shkollave dhe institucioneve arsimore, dhe për këto kërkesa duhet pyetur këshillat e shkollave që përbëhen nga prindër, mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave. Kështu u përgjigjë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kërkesës së kreut të VMRO-DPMNE-së, Hrisitjan Mickoski dhe kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që himni maqedonas dhe ai shqiptar të intonohet nëpër shkolla. Shaqiri thotë se nga ana e ministrisë nuk do të ketë përgjigje negative për këtë kërkesë.

Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Nuk dua që në arsim të ketë, do të thoja në kuadër të një gjysmë vjetori të ketë kërkesa me karakter politik do t’i kisha quajtur, sepse nëse ishte bërë gjatë muajve të verës, sepse e dimë se shkollat duhet të kenë përgaditjen e tyre teknike e kështu me radhë. Nuk ka të bëj me kundërshtim të njërit himn aspak, dhe unë i them edhe kryetarti sepse nëse pret që nga ana e ministrisë të marrë përgjigje negative për atë gjë nuk mund të i’a arrijë atij qëllimi, por t’i drejtohet institucioneve arsimore, t’i dëgjojë prindërit, këshillat e shkollave dhe të marrë përgjigje”

Kërkesa për intonimin e himnit maqedonas është inicuar nga kreu i VMRO-së, Hristijan Micksoki dhe është miratuar nga ana e komunës së Aerodromit dhe të Gazi Babës.

Ndërsa, krytetari i komunës së Teovës, Bilall Kasami, pati thënë se për t’u realizuar kërkesa e opozitës maqedonse, duhet të ndryshohet himni i shtetit sepse, i njëjti nuk reflekton realitetin multetnik, ose nëse intonohet himni maqedonas nëpër shkolla do të duhet respektohet edhe shumica shqiptare dhe të intonohet edhe himni shqiptar.