Maqedoni

Kolomina për vizitë në Shkup, do të takohet me Osmanin

Zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë së NATO-s dhe i dërguari special i Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Kaukazin dhe Azinë Qendrore, Havier Kolomina sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku do të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Tema të takimit, siç ka paralajmëruar MPJ, do të jenë sfidat aktuale të sigurisë, me fokus në situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën në kontekst të agresionit ushtarak rus si dhe situatën komplekse në Lindjen e Mesme.

Pas takimit është paralajmëruar konferencë shtypi nga Osmani dhe Kolomina.