Mësuesi një qenie e vyer
Shkruan: Nehat Jahiu
Brezat e rinj që do të vijnë në të ardhmen kërkojnë një raport të lartë mësimdhënie bashkëkohore me standarte të larta. Thënia kuptimplote, siç është arsimi sot do të jetë njeriu nesër mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e arsimtarëve apo edukatorëve të përgjegjshëm. Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri.
Synimi i mësuesit është të bëjë një punë serioze duke mësuar të rinjtë e të rejat : që të përparojë e ardhmja dhe të mos pranojë ndërhyrjen e politikës në arsim. Për ngritjen e nivelit arsimor si problem i njohur mbeten programet mësimore dhe tekstet shkollore. Koha kur ndodhte diskriminimi i teksteve duhet të marrë fund njëherë e mirë. Nxënësit shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare kanë sakrifikuar shumë për të drejtat e tyre. Sot duhet të mos i harrojmë diferencimet e së shkuarës, por shkolla dhe mësuesi duhet të arsimojë dhe ta pajisë me dije bashkëkohore çdo nxënës apo student brenda të gjitha standarteve për një brez me ardhmëri më të mirë dhe liritë qytetare të së drejtës mbi arsimimin e shoqërisë shqiptare. Duhet t`i bindim familjet shqiptare që t`i shkollojnë fëmijët e tyre për të ardhmen, t`i bindim nxënësit që të mësojnë sistematikisht, sepse pasojat do të zmadhohen dhe do të vrasin të ardhmen e brezit të ri. Mes tyre duhet të ketë konkurencë për qëllimin e përvetësimit të literaturës së domosdoshme që mbetet një detyrë e mësuesit dhe nxënësve. Përkrahja finaciare në fushën e arsimit mbetet po ashtu një problem që ka cënuar dhe po cënon akoma nivelin e arsimimit në shkollat shqipe. Mësuesit, këta mësimdhënës dhe vlerësues të shkollimit të arsimit në dobi dhe interes të nxënësve, duhet t’i kontribuojnë zhvillimit të niveleve më të mira praktike për të avancuar të nxënit e shkollarëve, duke mos përsëritur gabimet e së kaluarës. Lufta për notën duhet të përparojë edhe me cilësinë që brezi i ri të motivohet për ngritjen e dijes që sjell edhe zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Mësuesit duhet të jenë të përfshirë edhe gjatë zhvillimit të reformës në arsim për të arritur të gjithë faktorët dhe standartet ndërkombëtare. Mësuesi gjithnjë reflekton nivelin e nxënësve. Përndryshe “mëkati ose braktisja e vendlindjes” do të jetë e pafalshme. Nuk duhet të ndodhë që numri i nxënësve në shkolla të ulet. Një realitet i tillë e vret dinjitetin e shkollimit. Ku mbetet atëherë misioni i mësuesit dhe shkollës për të ardhmen e brezave të rinj?
Funksioni i mësuesit gjatë jetës nuk do të jetë vetëm dhënia e mësimit, por edhe edukimi i drejtë i brezave të rinj. Ata do të mbështeten në synimet dhe idealet e zhvillimit shoqëror, duke sjellë një shoqëri të re drejt ardhmërisë më të mirë dhe më të shenjtë. Mësuesit duhet të motivohen nga shteti për ta kryer punën e tyre, sepse ai gjithmonë ka qenë edhe mbetet njeriu më i afërt i masave popullore. Edukimi i brezit të ri do ta bëjë punën e mësuesit të përjetshme. Sado e vogël dhe e thjeshtë të duket puna e mësuesit gjatë jetës njerëzore do të mbështetet në ideale dhe në pasionin për përparim kombëtar…
– Duhet të jemi syhapur dhe t`i themi gjërat troç e shqip kur ndodhin raste me ndonjë “mësues” që e keqpërdor profesionin e tij të mësuesisë ndaj nxënësve. Ai nuk është mësues, por rastësisht e ushtron këtë profesion.
– Mësuesi gjithnjë duhet ta kryejë misionin e tij të shenjtë me nder dhe sinqeritet duke mbrojtur interesin e nxënësve si të fëmijëve të vet. Vlera e mësuesit duhet të ruhet si nga nxënësit, prindërit, e mbi të gjitha nga shoqëria. Askush nuk mund ta rrënojë vlerën dhe integritetin e tyre si në aspektin moral ashtu edhe në atë material.
Ku është vlera e një mësuesi sot në shoqërinë tonë? Sot një mësues i paaftë ka më shumë vlerë se një mësues me nivel të lartë si mësimdhënës. Për vlerësimin e një mësuesi sot vendos politika, e cila e degradon më së shumti figurën një arsimtari të mirëfilltë dhe i ndërhyn në punën e tij profesionale duke ia cënuar integritetin profesional.
Të gjithë politikanët, funksionarët dhe pushtetarët që mbajnë poste të ndryshme kanë kaluar nëpër duart e mësuesit nëpër bangat shkollore dhe kanë arritur aty ku gjenden sot.
Si e lejojnë dhe nuk kanë ndërgjegje njerëz të tillë që bartin poste të larta nëpër institucione, mos ta kthejnë kokën nga mësuesit e tyre për të mbrojtur dinjitetin moral dhe material, sepse tek e fundit mësuesi duhet të ketë vendin e merituar në shoqëri. Mësuesi e ndryshon nga themeli shoqërinë njerëzore sepse përgatit të ardhmen e shoqërisë duke kryer e vlerësuar si misionin e tij të përjetshëm arsimimin e të ardhmes.
Mësuesi (mësuesja) duhet të ketë vlerën e vet si në shkollë, si në rrugë, si në çdo vend tjetër publik, sepse është personaliteti, i cili mësoi dhe edukoi brez pas brezi mijëra të rinj e të reja.
Ka ende shumë për të shkruar sidomos për mësimdhënësit dhe rëndësinë mbi profesionin e shenjtë në shoqëri. Ende vihen re diferencime dhe dallime nëpër shkolla. Kushtet e nxënësve paralele maqedonas janë më të mira se kushtet e nxënësve shqiptarë. Por në këtë rast apeloj për të gjithë njerëzit që udhëheqin shtetin dhe institucionet, nga ato komunale dhe deri në instancat më të larta shtetërore që të kthejnë kokën nga arsimimi dhe t`ju krijojnë kushte të volitshme nxënësve e mësimdhënësve. Mos të harrojnë se të gjithë këta ishin mësuar dhe edukuar mu nga këta mësues e mësuese. Ndaj duhet që më shumë se kurrë ta respektojmë misionin e mësuesit si në aspektin moral dhe në atë material. Mësuesi ka privilegjin të arrijë suksese dhe të sjellë ndryshim në punën e tij të përditshme duke përparuar profesionalisht në fushën e mësimdhënies. Ndërkohë që shikon, si në botën e nxënësve, në shkollat dhe kulturat e ndryshme gjinden aftësi të çmuara jetësore, psikologjia “helmuese” kundër shkollave shqipe është e dëmshme. Duke trashëguar brez pas brezi këtë strategji antishqiptare kundër shkollës në gjuhën shqipe, politika e vjetër maqedonase e dëmton lirinë dhe të drejtat njerëzore të nxënësve shqiptarë, për të sjellë një të ardhme të përbashkët mes popujve si qëllim unik në univers.
MËSUESI NJË QENIE E VYER
Brezat e rinj që do të vijnë në të ardhmen kërkojnë një raport të lartë mësimdhënie bashkëkohore me standarte të larta. Thënia kuptimplote, siç është arsimi sot do të jetë njeriu nesër mund të kuptohet seriozisht vetëm nga ana e arsimtarëve apo edukatorëve të përgjegjshëm. Mësuesi me punën dhe shembullin e sjelljes së tij ndikon drejtëpërsëdrejti në trajtimin e personalitetit të brezit të ri.
Synimi i mësuesit është të bëjë një punë serioze duke mësuar të rinjtë e të rejat që të përparojë e ardhmja dhe të mos pranojë ndërhyrjen e politikës në arsim. Për ngritjen e nivelit arsimor si problem i njohur mbeten programet mësimore dhe tekstet shkollore. Koha kur ndodhte diskriminimi i teksteve duhet të marrë fund njëherë e mirë. Nxënësit shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare kanë sakrifikuar shumë për të drejtat e tyre. Sot duhet të mos i harrojmë diferencimet e së shkuarës, por shkolla dhe mësuesi duhet të arsimojë dhe ta pajisë me dije bashkëkohore çdo nxënës apo student brenda të gjitha standarteve për një brez me ardhmëri më të mirë dhe liritë qytetare të së drejtës mbi arsimimin e shoqërisë shqiptare. Duhet t`i bindim familjet shqiptare që t`i shkollojnë fëmijët e tyre për të ardhmen, t`i bindim nxënësit që të mësojnë sistematikisht, sepse pasojat do të zmadhohen dhe do të vrasin të ardhmen e brezit të ri. Mes tyre duhet të ketë konkurencë për qëllimin e përvetësimit të literaturës së domosdoshme që mbetet një detyrë e mësuesit dhe nxënësve. Përkrahja finaciare në fushën e arsimit mbetet po ashtu një problem që ka cënuar dhe po cënon akoma nivelin e arsimimit në shkollat shqipe. Mësuesit, këta mësimdhënës dhe vlerësues të shkollimit të arsimit në dobi dhe interes të nxënësve, duhet t’i kontribuojnë zhvillimit të niveleve më të mira praktike për të avancuar të nxënit e shkollarëve, duke mos përsëritur gabimet e së kaluarës. Lufta për notën duhet të përparojë edhe me cilësinë që brezi i ri të motivohet për ngritjen e dijes që sjell edhe zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Mësuesit duhet të jenë të përfshirë edhe gjatë zhvillimit të reformës në arsim për të arritur të gjithë faktorët dhe standartet ndërkombëtare. Mësuesi gjithnjë reflekton nivelin e nxënësve. Përndryshe “mëkati ose braktisja e vendlindjes” do të jetë e pafalshme. Nuk duhet të ndodhë që numri i nxënësve në shkolla të ulet. Një realitet i tillë e vret dinjitetin e shkollimit. Ku mbetet atëherë misioni i mësuesit dhe shkollës për të ardhmen e brezave të rinj?

Gabim