Kosovë

Lajçak pas takimeve me krerët opozitarë: Ditë produktive sot në Kosovë

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar sot takime me krerët e partive opozitare, ambasadorët e huaj dhe KFOR-in.
Pas këtyre takimeve Lajçak në një postim në “X”, ka falënderuar të gjithë për bashkëbisedimet.

“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se emisari i BE-së ka arritur dje për vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Pas këtij takimi në një deklaratë për media u tha se kanë rënë dakord për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi.