Gruevski shpëton edhe nga rasti “TNT” ku mund të dënohej me 9 vjet burg
Në vazhdën e vjetërsimin të rasteve gjyqësore të hapura nga PSP e dikurshme që përndiqnin ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së, u shua edhe “TNT”. Ky rast që kishte të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski, u vjetërsua me vendim të Gjykatës së Apelit. Me këtë rast, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe inspektorja e atëhershme të ndërtimit Elizabeta Najdovska, shpëtojnë nga përndjekja penale.
ELENKO MILLANOV, AVOKAT I TË AKUZUARVE NË TNT
“Në bazë të ndryshimeve të Kodit Penal, kërkuam nga Gjykata e Apelit që të hidhet poshtë vendimi i parë i plotëfuqishëm. Ne kërkuam dhe gjykata vendosi që në bazë të ndryshimive të Kodit Penal të muajit shtator këtë vit, të ketë vjetërsim apsolut të përndjekjes penale për të gjithë të akuzuarit. Të njejtën e kërkoi edhe parashtruesi i aktakuzës”.
Avokati Elenko Millanov akuzoi se elita e biznesit dhe politikës po bëjnë presione ndaj gjykatës, referuar pohimeve të biznesmenit të dëmtuar Fiad Canoskit, një ditë më parë.
ELENKO MILLANOV, AVOKAT I I TË AKUZUARVE NË TNT
“Nëse ajo kompani posedon Fakultet, në të cilin ka edhe Fkultet Juridik dhe në asnjërën prej gjetjeve nuk kishte profesor të Fakultetit nga fusha e së drejtës penale, vlerësoj se është mjaftueshëm e qartë se nuk ka pasur apsolutisht asgjë që është në pajtim me ligjin në atë që e tha ai, kurse de facto po mundohen të bëjnë presion të paparë. Elita e biznesit ose politikanët po mundohen t’I bëjnë presion gjykatës”.
Pronari i kompanisë Fiat Canoski një ditë më parë akuzoi për precedent gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe pretendoi se rasti “TNT” po mbaron, në mënyrë që kompania të mos marrë dëmshpërblim prej 11 milionë eurove.
Sipas aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës Penale, Gruevski, Janakieski, Trajkovski dhe Najdovska, ishin shpallur fajtorë dhe Canoski duhej të marrte kompensim prej gati 11 milionë euro për shkak të rrënimit të kompleksit.