Maqedoni

”TNT”: Gruevski shpëtoi nga 9 vite burg, Janakievski nga tre vite!

KËRKOHET VJETËRIMI I I LËNDËS “TNT”

Edhe pala mbrojtëse edhe përfaqësuesi I aktakuzës në seancën e sotme publike të Gjykatës së Apelit kanë kërkuar që gjykata të shpall vjetërim absolut të lëndës “TNT” për rrënimin e kompleksit afarist-banesor ‘Kosmos” të Fiat Canoskit në Komunën e Gazibabës.

Avokati i palës mbrojtëse, Elenko Milanov, siç njofton Klan M, pas seancës publike deklaroi se konform ndryshimeve në Kodin Penal kanë kërkuar që gjykata të konstatojë vjetërimin absolut të ndjekjes penale për të gjithë të akuzuarit.

“Kërkuam që Gjykata të konstatojë konform ndryshimeve të propozimit nga ankesa, ku kërkohej të shfuqizohet aktvendimi I shkallës së parë. Me këtë kërkuam që konform Kodit Penal të konstatohet vjetërimi absolut për të gjithë të akuzuarit, këtë e kërkoi edhe përfaqësuesi I aktakuzës” – tha Elenko Milanov, avokat.

Lidhur me akuzat për precedencë gjyqësore, që gjatë fundjavës i pohoi Fiat Canoski, se po përgatitet vjetërimi I lëndës “TNT” me cka kompania “FINE” nuk do ta marrë dëmshpërblimin prej 11 milion euroe, të konstatuar me aktvendimin e shkallës së parë, avokati Milanov tha se deklaratat e tilla paraqesin presion ndaj gjykatës.

Në aktvendimin e shkallës së parë për lëndën “TNT”, ish-Kryeministri Nikola Gruevski u dënua me 9 vite burg, kurse ish-Ministri për Transport, Mile Janakievski, me tre vite. Elisaveta Najdovska u dënua me katër vite burg, njëjtë sikurse ish-Kryebashkiaku I Gazibabës, Toni Trajkovski. Ata u dënuan për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve” kurse sipas akuzës së vitit 2011, kanë kryer vepër penale të nxitur nga urrejtja politike. /KlanMacedonia/