Deri sa të jetë BDI dhe Ali Ahmeti shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime floku
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i është përgjigjur nënkryetarit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, i theksoi se pas zgjedhjeve nuk do të koalicionojnë me BDI-në dhe se partia e Ahmetit duhet të jetë në opozitë, duke thënë se përderisa janë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t`u mungojë as një qime floku
“Më kujtohen deklaratat e Zoran Zaevit në mitingje kur thoshte “Pse jo, BDI në opozitë”, dhe e dini rrjedhën tutje, rezultatin, këtë e tha mes tjerash në përgjigjen e tij në lidhje me deklaratat e fundit nga VMRO-DPMNE se nëse fitojnë zgjedhjet, nuk do të koalicionojnë me BDI-në”, deklaroi Bujar Osmani.
Osmani tha se derisa është Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’ju mungojë asnjë qime.
“VMRO-së mund t’i them vetëm se derisa është BDI dhe Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’u mungojë asnjë qime. Kështu që të gjitha ato kërcënime janë të pavlera”, pohoi Osmani.