Kryediplomati turk Fidan takohet me homologun amerikan Blinken
Minstri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, është takuar në Ankara me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, raporton Anadolu.
Fidan dhe Blinken para takimit kokë me kokë u shfaqën para mediave.
Para Türkiyes, Blinken kishte vizituar kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv, në kuadër të turit të tij në Lindjen e Mesme.
Më pas ai vizitoi kryeqytetin e Jordanisë, Aman, ku zhvilloi një takim me homologët e tij nga Jordani, Egjipti, Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) lidhur me sulmet e Izraelit në Gaza.
Blinken më pas zhvilloi një vizitë “surprizë” në Bregun Perëndimor duke u takuar me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.
Kryediplomati amerikan më pas Bregut Perëndimor vizitoi Administratën Greke të Qipros Jugore, ku u takua me liderin Nikos Christodoulides, kurse pastaj në Bagdad e takoi kryeministrin Mohammed Shia Al-Sudani, me të cilin i diskutoi zhvillimet në Gaza.
Blinken pas Ankarasë pritet të vizitojë Tokion, Seulin dhe New Delhin.