Maqedoni

Mexhiti: Do të dalim me listë dhe kandidat të përbashkët për President

Gjatë ditës së sotme, në një konferencë për shtyp të mbajtur në sheshin Skënderbeu në Shkup, opozita shqiptare ka zyrtarizuar emrin e frontit opozitar shqiptar. Mexhiti tha se në zgjedhjet e ardhshme ata do të paraqiten me listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare dhe me kandidat për president të përbashkët shqiptar.

“Nuk ka udhëheqës në opozitën shqiptare, secili është udhëheqës në subjektin e vet, ndërsa opozitën do ta bëjmë bashkë. Do të kemi lista të përbashkëta dhe kandidat të përbashkët shqiptar për President”, tha kreu i LD-së, Izet Mexhiti.