Maqedoni

Kovaçevski përshëndet votimin e Kuvendit kundër propozim-Ligjit për amnisti

Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke përshëndetur vendimin e Kuvendit kundër propozim-Ligjit për amnisti deklaroi se drafti nuk ofronte zgjidhje, pasi nuk do të shpopullonte burgjet, shkruan Alsat.

Kovaçevski tha se Qeveria e kaloi paraprakisht ligjin për t’i dhënë mundësi Llogës ta arsyetojë atë para deputetëve.

“Kishte argumente të cilat dëshmonin të kundërtën e draftit, përkatësisht ligji paraprak nuk i ka arritur efektet e dëshiruara. Numri më i madh i atyre që ishin amnistuar, menjëherë kishin kryer vepra të ngjashme penale dhe ishin burgosur. Argumenti i dytë është se mbi 2 mijë persona presin për t’u nënshtruar dënimit me burg, kjo nënkupton se nuk ka logjikë një ligj si ky dhe nuk zbresë kapacitetet. Për këtë arsye ishte dhënë edhe ideja për dënime me kusht, liri të parakohshme dhe probacion”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër. / Alsat.mk